OSBE: I dënojmë sulmet ndaj KFOR-it, EULEX-it dhe gazetarëve në veri

OSBE: I dënojmë sulmet ndaj KFOR-it, EULEX-it dhe gazetarëve në veri

Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve të KFOR-it, ekipeve të EULEX-ut, si dhe gazetarëve në komunat veriore të vendit.

“Ripërsërisim thirrjen e bërë të premten nga Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës”.

“Ne dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë ​​për kthimin  në procesin e dialogut si çështje urgjente”.

“Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, shkruhet në njoftimin e OSBE-së.

MARKETING