ORA, 22:00/ Reali dhe Dortmundi me llogari të hapura, skuadrat janë gati 15 muaj pas finales në “Wembley”

ORA, 22:00/ Reali dhe Dortmundi me llogari të hapura, skuadrat janë gati 15 muaj pas finales në “Wembley”

MARKETING

Nga Londra në Nju Xhersi, nga “Wembley” në stadiumin “MetLife” dhe nga një finale e Ligës së Kampionëve në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Por të njëjtat stema.

MARKETING

Sample Image

Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit do të takohen përsëri sonte në mbrëmje (ora 22:00 në Spanjë, Gjermani e Shqipëri), pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit) dhe përsëri në një ndeshje të ashpër, por në kontekste krejtësisht të ndryshme. Sikur të kishte kaluar gjysma e një jete, jo vetëm një sezon e pak. Reali i Madridit është një shembull i shkëlqyer, pasi doli fitimtar nga “Wembley” (2-0), dhe duke gjykuar nga formacioni i tyre i pritur titullar këtë të shtunë, do të dukej sikur kishin humbur. Pra, një ndryshim. As lojtari i tyre më i mirë atë ditë, Karvahal, golashënuesi i 1-0, nuk do të jetë titullar.

Vetëm pesë (Kurtua, Rydiger, Valverde, Bellingam dhe Vinicius) do të kthehen nga formacioni titullar i 1 qershorit 2024 dhe madje edhe pamja në stol është e ndryshme: flokët e argjendtë të Ançelotit dhe vetulla e ngritur i kanë lënë vendin elegancës pothuajse model të pasarelës së Ksabi Alonsos, burrit me mjekër. Megjithatë, për trajnerin e ri nuk është problem mungesa e njohurive. “E njoh shumë mirë Borusian, kemi luajtur shumë (duke iu referuar Leverkusenit) kundër tyre…”, tha ai një ditë pasi eliminonte Juven.

Pesë herë në dy vjet e gjysmë, me një rekord prej vetëm një fitoreje… Skenari i kundërshtarit të tij, Niko Kovaç, gjithashtu nuk është i panjohur për të. Ata kanë luajtur pesë duele të tjera, megjithëse katër ishin me trajnerin kroat në krye të Volfsburgut. Atë ndeshje Ksabi kundër Nikos e fitoi lojtari i Realit të Madridit: dy fitore, dy barazime dhe një zhgënjim i vetëm në formën e një humbjeje.

NUK DO TË KETË “VËLLAVRASJE” Në këtë Borusia të ripërtërirë që e bëri rrëmujë Bundesligën 2024-‘25 (e katërta, 25 pikë pas Bajernit), nuk do të ketë vend për duelin midis vëllezërve Bellingam. Xhud do të luajë, Xhob jo. I vogli, i cili mori një karton të verdhë që mund të ishte shmangur kundër Monterrej, ende e ka lënë Kovaçin të mahnitur. “Xhob nuk e dinte se ai karton ishte një ndëshkim, ia thashë në pushim…”. Një ndeshje Madrid-Borusia ku, rastësisht, nuk pritet asnjë replika e “Murit të Verdhë” të famshëm. Tifozët e Realit të Madridit do të gjenerojnë, siç kanë bërë gjatë gjithë këtij Kupe Bote, një shumicë dërrmuese të bardhë në stadiumin “MetLife”.

MARKETING