Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, reagon Serbia: Do të ketë pasoja të rënda
Lista Serbe dhe kreu i ekipit negociator serb, Petar Petkovic kanë reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës, ku u mbyllën disa zyra në veri që përdoreshin nga strukturat paralele serbe.
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek tha se ndërhyrja e sotme në institucionet e Republikës së Serbisë tregoi Albin Kurti nuk i do ato, Asociacionin e as serbët në Kosovë.
Teksa Petar Petkovic, sipas A2 CNN, u shpreh se ajo që ka ndodhur në katër komunat në Veri do të ketë pasoja të rënda.
“Kaosi që u krye sot nga Albin Kurti në të katër komunat në veri të Kosovës do të ketë pasoja të gjera për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe është llogaritur me qëllim që të shkaktojë konflikt në veri të Kosovës dhe një përshkallëzim të ri të situatës”, deklaroi Petkovic.