Onana një “zhgënjim”, Manchester United rikthehet te objektivi i vjetër

Onana një “zhgënjim”, Manchester United rikthehet te objektivi i vjetër

Manchester United dëshiron të blejë një portier të ri, pasi Andre Onana nuk po bind në “Old Trafford”. Mediet portugeze raportojnë se “Djajtë e Kuq” po ndjekin me vëmendje portierin e Portos, Diogo Costa.

24-vjeçari ishte kërkuar nga United përpara se të blinin Andre Onana-n nga Interi, por duke parë paraqitjen jo bindëse të kamerunasit, klubi anglez do t’i rikthehet “golit” të vjetër.

Diogo Costa ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh nga Porto, me klubin portugez që aktualisht nuk ka ndërmend të ulet në tryezën e bisedimeve nëse nuk i paguhet kjo shifër.

MARKETING