Omer Bunjaku merr sulmuesin Danfa te Ballkani

Omer Bunjaku merr sulmuesin Danfa te Ballkani

Një tjetër futbollist që ishte pjesë e FC Shkupit drejt kampionëve të Kosovës, Ballkani. Pas Valid Hamidit, Mamadou Danfa do të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Suharekës nga Kosova që shkon nga kampionati i vendit tonë. Sipas burimeve të televizionit tonë, Danfa dhe Ballkani kanë arritur marrëveshje dhe ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet te ekipi portokalli.

Jo zyrtarisht mësohet se Danfa me ekipin kosovar do të firmos kontratë dy vjeçare. 
Transferimin e Danfas nga Shkupi te Ballkani e ka mundësuar Omer Bunjaku, që para pak kohësh mori detyrën e drejtorit sportiv te Ballkani.

Kujtojmë se Bunjaku mundësoi edhe lëvizjen e algjerianit drejt ekipit kosovar. Skuadra e trajnerit Ilir Daja do të luaj sërish në grupet e Ligës së Konferencës, ku këtë vit është së bashku në grup me Dinamon e Zagrebit, Viktoria Plzen dhe Astanën.

MARKETING