Oklahoma triumfon në NBA/ Thunders fitojnë për herë të parë në histori titullin kampion

NBA ka njohur kampionët e rinj. Oklahoma City shpërbleu parashikimet dhe për herë të parë në historinë e saj ngriti lart trofeun e basketbollit amerikan, pas fitores në finalen e shtatë kundër Indiana, që mbylli 4-3 rezultatin e serisë së përgjithshme.
MARKETING
Në sfidën e fundit të luajtur në shtëpinë e tyre “Paycom Center”, Thudërs imponuan 12 pikë diferencë në shifrat përfundimtare 103-91.
Edhe një herë, njeriu i triumfit ishte Shay Gilgous Alexander.
Me dy shifra dopjo, 29 pikë, 12 asist si dhe 5 topa të kapur në tabelë, basketbollisti kanadez plotësoi edicionin personal fantastik.
Pas titullit si MVP i sezonit të rregullt, titullit të parë kampion me Oklahoma, ai u shpall edhe MVP i finaleve.
Një triumf I merituar për Gilgous-Alexander, lider i padiskutueshëm i Thundërs.
Krejt i ndryshëm diskutimi për yjet e Indiana.
Tajrlis Haliburton ishte pa fat, ndërsa u dëmtua dhe la parketin pas vetëm shtatë minutash lojë dhe vetëm 9 pikësh të shënuara.
Zhgënjyese ishte paraqitja e Pascal Siacam me 16 pikë, 4 topa të kapur në tabelë dhe vetëm 2 asist.
I vetmi që shpëton për Pacers ishte Mathurin. Për të dy shifra dopjo, 24 pikë e 13 ribaund, por kaq nuk mjaftuan për të evituar humbjen e Indiana.
Në fund, festa ishte e gjitha për Oklahoma City Thunders, që për herë të parë në historinë e tyre dhe të NBA marrin trofeun dhe unazat e kampionëve.