Oklahmona nuk di të ndalet, kampionët kalojnë shumë thjesht Golden State
Skuadra kampione e Oklahoma mbetet më e mira edhe këtë sezon. Thunder fituan sot 131-94 në fushën e Golden State, duke u bërë skuadra e parë që arrin 30 fitore këtë sezon. Alexander Shai me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes. Fitore në sekondat e fundit për Milwaukee, që mundi 122-121 Charlotte, ndeshje ku për vendasit u dalluan Antetokoumnpo me 30 pikë e Rollings me 29 pikë. Fitoren edhe Chicago, 121-114 ndaj Orlando, ku lojtarët e stolit realizuan 57 pikë.
Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 128-121 Memphis, me dyshen Doncic-LeBron që së bashku realizuan 65 pikë. Skuadra e Cleveland, falë 33 pikëve të Donovan Mitchell mundi 113- 108 Denver, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Murray për miqtë.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – San Antonio, 113-123
Washington – Brooklyn, 119-99
Cleveland – Denver, 113-108
New York – Atlanta, 99-111
Chicago – Orlando, 121-114
Milwaukee – Charlotte, 122-121
New Orleans – Portland, 109-122
Phoenix – Sacramento, 129-102
Golden State – Oklahoma, 94-131
Lakers – Memphis, 128-121

