OKB: Përshkallëzimi i luftimeve në rajonin e Kharkiv-it të Ukrainës shkakton ndikim të rëndë

OKB: Përshkallëzimi i luftimeve në rajonin e Kharkiv-it të Ukrainës shkakton ndikim të rëndë

Një zyrtar i OKB- së të premten tha se një rritje e mprehtë e luftimeve në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, ku forcat ruse hynë në fillim të majit dhe që atëherë kanë përparuar, ka “ndikimin më të rëndë”.

“Një përshkallëzim në luftimet në rajonin e Kharkiv që nga 10 maji ka pasur ndikimin më të rëndë,” tha Joyce Msuya , zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, në një konferencë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Duke cituar zyrën e OKB-së për të drejtat e njeriut, Msuya tha se “Të paktën 174 civilë u vranë dhe 690 u plagosën në maj, numri më i lartë i viktimave civile në një muaj të vetëm që nga qershori 2023. Më shumë se gjysma e këtyre viktimave mund t’i atribuohen luftimeve në Kharkiv”.

Konflikti ka dëmtuar infrastrukturën thelbësore, duke përfshirë qendrat tregtare, shtëpitë dhe institucionet arsimore, duke çuar në zhvendosjen e të paktën 18,100 njerëzve në rajonin e Kharkiv, tha Msuya, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur njerëzit e zhvendosur.

 

MARKETING