OKB: Në Liban nuk janë kthyer ende afro 180 mijë persona të zhvendosur
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) njoftoi se afro 180 mijë persona të zhvendosur për shkak të sulmeve izraelite nuk janë rikthyer në Liban në të cilin u shpall armëpushim pas sulmeve intensive të Izraelit, transmeton Anadolu.
UNOCHA ndau raportin e saj të ri lidhur me situatën në Liban.
Në raportin që përfshin periudhën 6-12 dhjetor thuhet se në territoret e tyre janë rikthyer 902.717 persona të zhvendosur brenda Libanit por që ende 178.817 persona janë të zhvendosur larg territoreve të tyre.
Thuhet se edhe 55 mijë persona janë rikthyer nga Siria në Liban që nga 27 nëntori kur u shpall armëpushimi.