OKB i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për veprim kundër “zhvendosjes me forcë të Palestinezëve”

OKB i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për veprim kundër “zhvendosjes me forcë të Palestinezëve”

Disa raportues specialë të Kombeve të Bashkuara (OKB) i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht për t’i dhënë fund evakuimit dhe zhvendosjes me forcë nga Izraeli të palestinezëve në Kudsin Lindor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga raportueset speciale të OKB-së: Francesca Albanese, Balakrishnan Rajagopal dhe Paula Gaviria Betancur, rikujtohet se “pamaturia” e Izraelit në Xhaminë Al-Aksa kohët e fundit ka qenë në rendin botëror.

Vdekjet në Izrael si pasojë e raketave të lëshuara nga Gaza, Libani dhe Siria kryesojnë në lajme, ndërsa vdekja e shumë palestinezëve nuk është në rendin e ditës, njoftohet në deklaratë, ku shtohet:

“Po përjetohet një tragjedi e pakontrolluar që vazhdon me zhvendosjen me detyrim të palestinezëve nga shtëpitë e tyre. Pavarësisht përpjekjeve të aktivistëve dhe organizatave ndërkombëtare, palestinezët që ndodhen nën pushtimin izraelit dëbohen nga shtëpitë e tyre në bazë të ligjeve diskriminuese, si dhe atyre u konfiskohen tokat dhe pronat”.

Këto ligje janë projektuar për të forcuar pronat hebreje në Kuds dhe për të ndryshuar në një mënyrë të pakthyeshme statusin dhe strukturën demografike të Kudsit, thuhet në deklaratën ku i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojnë urgjentisht për t’i dhënë fund evakuimit dhe zhvendosjes me forcë nga Izraeli të palestinezëve në Kudsin Lindor.

“Transferimi i popullsisë nga vetë Izraeli në rajonin nën pushtim, konfirmon synimin e tij për të kolonizuar qëllimisht rajonin që ka pushtuar. Kjo situatë është një praktikë e ndaluar kategorikisht nga ligji humanitar ndërkombëtar dhe përbën një krim lufte”, vlerësohet më tej në deklaratë.

– Raportuesit special të OKB-së

Raportuesit special të OKB-së njihen si një pjesë e procesit të njohur si mekanizmat speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Mekanizmat speciale që njihen si mekanizmat më të mëdha të pavarur në sistemin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, dalin në pah si mekanizma monitorimi dhe për mbledhjen e informacionit të pavarur të Këshillit të të Drejtave të Njeriut që trajtojnë situatën e një vendi të caktuar ose problemet tematike në ndonjë vend të botës. Ekspertët e mekanizmave speciale që nuk ndodhen në strukturën e OKB-së, zhvillojnë punimet e tyre sipas parimit vullnetar dhe në mënyrë të pavarur.

MARKETING