OKB: Do të bëjmë më të mirën për të siguruar vazhdimësinë e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit

OKB: Do të bëjmë më të mirën për të siguruar vazhdimësinë e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se do të bëhet më e mira e mundshme për të siguruar vazhdimësinë dhe tërësinë e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit, raporton Anadolu.

Zëdhënësja e OKB-së, Alessandra Vellucci mbajti konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën e fundit për zgjatjen e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit.

Në pyetjen e gazetarit të Anadolu se “A ka mundësi të mos zgjatet më shumë marrëveshja e cila do të përfundojë më 18 mars”, Vellucci u përgjigj: “Nuk do të bëjmë spekulime lidhur me rezultatin e këtyre bisedimeve dhe çfarë do të ndodhë me zgjatjen e marrëveshjes të shtunën. Ajo që mund t’iu them është se do të bëjmë më të mirën tonë të mundur për të siguruar vazhdimësinë dhe tërësinë e kësaj marrëveshjeje”.

Lidhur me deklaratat e autoriteteve ruse se “marrëveshja është zgjatur për 60 ditë”, Vellucci theksoi se palët mund të shprehin pozicionet e tyre. “Ajo që mund të them aktualisht është se bisedimet vazhdojnë”, tha zëdhënësja e OKB-së.

Vellucci rikujtoi se zgjatja e marrëveshjes (Marrëveshja e Korridorit të Drithit) e cila është e hapur për të gjithë dhe mund të lexohet nga të gjithë, është parashikuar për 120 ditë.

“Bisedimet janë në vazhdim dhe nuk mund të bëjmë spekulime lidhur me çështjen se çfarë do të ndodhë. Do të shohim rezultatin e këtyre diskutimeve dhe çfarë do të ndodhë”, tha Vellucci.

Ndërkohë në pyetjen “A përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë OKB-ja në këto konsultime?”, Vellucci tha: “Interesohemi me konsultime në çdo nivel”.

MARKETING