Ofertë marramendëse nga Real Madridi për Michael Olise

Ofertë marramendëse nga Real Madridi për Michael Olise

Real Madridi po planifikon një ofertë rekord për të sjellë yllin e Bayern Munichut, Michael Olise, gjatë afatit veror të transferimeve.

Klubi spanjoll synon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri, ndërsa thuhet se presidenti Florentino Perez është një admirues i madh i talentit francez.

Siç raporton gazeta e madhe gjermane “BILD”, Reali po dëshiron që më patjetër ta sigurojë Olise si dhe është gati ta “thyejë bankën” për ta kompletuar këtë lëvizje.

Raporti shton se “Galaktikët” janë gati të ofrojnë plot 160 milionë euro për ta bindur Bayernin që ta lejojë lojtarin të largohet nga “Allianz Arena”.
Megjithatë, marrëveshja shihet si vështirë për t’u realizuar pasi te Bayerni Olise mbetet i paprekshëm dhe pavarësisht çmimit anësori nuk do të largohet.
Interesim për Olise ka shprehur edhe Liverpooli, të cilët gjithashtu janë gati të shpenzojnë mbi 100 milionë euro për ta transferuar në verë.

MARKETING