OBSH-ja dërgon mbi 1 milion vaksina kundër poliomielitit në Gaza

OBSH-ja dërgon mbi 1 milion vaksina kundër poliomielitit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon më shumë se një milion vaksina kundër poliomielitit në Gaza për të parandaluar infektimin e fëmijëve pasi virusi u zbulua në mostrat e ujërave të zeza.

“Ndërsa asnjë rast i poliomielitit nuk është regjistruar ende, pa veprime të menjëhershme, është vetëm çështje kohe para se të arrijë te mijëra fëmijë që kanë mbetur të pambrojtur”, tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai ka treguar se fëmijët nën pesë vjeç ishin më të rrezikuar nga sëmundja virale, dhe veçanërisht foshnjat nën dy vjeç, pasi fushatat normale të vaksinimit janë ndërprerë nga më shumë se nëntë muaj konflikt, raporton Reuters.

Poliomieliti, është një virus shumë infektiv që mund të pushtojë sistemin nervor dhe të shkaktojë paralizë. Rastet e poliomielitit kanë rënë me 99% në mbarë botën që nga viti 1988 falë fushatave masive të vaksinimit dhe përpjekjeve vazhdojnë për ta çrrënjosur atë plotësisht.
Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se do të fillojë të ofrojë vaksinën e poliomielitit për ushtarët që shërbejnë në Rripin e Gazës pasi mbetjet e virusit u gjetën në mostrat e testimit në enklavë.

Përveç poliomielitit, OKB-ja raportoi javën e kaluar një rritje të gjerë të rasteve të hepatitit A, dizenterisë dhe gastroenteritit pasi kushtet sanitare përkeqësohen në Gaza, me ujërat e zeza që derdhen në rrugë pranë disa kampeve ku qëndrojë njerëzit e zhvendosur.

MARKETING