OBSH-ja: Coronavirusin do ta trajtojmë si një sëmundje sezonale

OBSH-ja: Coronavirusin do ta trajtojmë si një sëmundje sezonale

Coronavirusi do të jetë i krahasueshëm me gripin sezonal, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila shpreson të ulë më tej nivelin e paralajmërimit për sëmundjen këtë vit.

“Mendoj se po arrijmë në pikën ku mund ta trajtojmë coronavirusin në të njëjtën mënyrë si gripin sezonal, i cili është një kërcënim për shëndetin, një virus që do të vazhdojë të shkaktojë vdekje, por që nuk do të ngarkojë shoqërinë tonë dhe sistemet shëndetësore”, tha kreu i OBSH-së për gjendje të jashtëzakonshme, Michael Ryan.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në të njëjtën adresim se është shumë i kënaqur që për herë të parë numri javor i vdekjeve në një muaj është më i ulët se kur ai shfrytëzoi për herë të parë termin “pandemi” në vitin 2020.

“Ne jemi sigurisht në një pozicion shumë më të mirë sot se në çdo kohë gjatë pandemisë”, tha Ghebreyesus, raporton euronews.

Bota nuk e mori seriozisht kërcënimin e COVID-19 derisa kreu i OBSH-së shpalli një pandemi në muajin mars të vitit 2020.

“Ne shpallëm një emergjencë globale shëndetësore për të inkurajuar vendet të veprojnë me vendosmëri, por jo të gjithë e kanë bërë këtë”, shtoi Ghebreyesus.

“Tre vjet më vonë kemi gati shtatë milionë vdekje shkaku i coronavirusit, megjithëse e dimë që numri aktual i vdekjeve është më i lartë”, përfundoi ai.

 

MARKETING