Objektivi i madh i Barcelonës, synohet sulmuesi i Francës

Objektivi i madh i Barcelonës, synohet sulmuesi i Francës

Marcus Thuram vijon të jetë në qendër të zërave të mërkatos. Sulmuesi i kombëtares franceze po luan sezonin e fundit me M’Gladbach. Kontrata i përfundon në verë dhe 25-vjeçari i lindur në Parma do të largohet me parametra zero.

Shumë klube të njohura europiane kanë shprehur interesimin e tyre për Thuram. Pas Chelsea e kërkon edhe Barcelona. Trajneri Xavi pëlqen shumë karakateristikat e tij, sidomos faktin që mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv.

Mundo Deportivo shkruan se drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit dhe së shpejti do t’i paraqesin një ofertë zyrtare për të siguruar një paraakord dhe afrimin e tij falas në fund të sezonit.

 

MARKETING