Ai gjithashtu përfaqëson një përpjekje nga Nvidia – të cilën bumi i inteligjencës artificiale e ka bërë kompaninë më të vlefshme në botë – për t’u diversifikuar në tregun e konsumit, edhe pse korr fitime rekord nga shitja e procesorëve të qendrave të të dhënave te gjigantët globalë të teknologjisë.
“Microsoft dhe Nvidia do të rishpikin PC-në”, tha drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, në Taipei, ndërsa lansoi çipin RTX Spark përpara Computex, një panairi i madh teknologjik.
Është “një gjë po aq e madhe sa rishpikja e telefonit në atë që ne tani e njohim si smartphone”, ka shtuar ai.
Laptopët dhe desktopët me RTX Spark, të prodhuar nga kompani si Dell dhe Lenovo, do të jenë në dispozicion këtë vjeshtë, tha Nvidia.
Nuk është hera e parë që çipat Nvidia kanë fuqizuar pajisjet Windows – një gamë tabletash e bënë këtë në fillim të viteve 2010.
Por PC-të e rinj pozicionohen si mjete që mund të ekzekutojnë lehtësisht shërbime të IA-së, të tilla si agjentë, të cilët mund të kryejnë detyra për përdoruesit. /