Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza tejkalon 52.800

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza tejkalon 52.800

Familjet palestineze të zhvendosura po përballen me një uri që po përkeqësohet, derisa sulmet izraelite dhe bllokada e vazhdueshme po kufizojnë rëndë rrjedhën e furnizimeve jetësore ushqimore në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

MARKETING

Organizatat bamirëse lokale mundohen të shpërndajnë ushqime të ngrohta për qindra njerëz që jetojnë nëpër kampe të improvizuara me tenda.

Megjithatë, punonjësit e ndihmës humanitare paralajmërojnë se furnizimet po pakësohen në mënyrë të rrezikshme për shkak të bllokadës izraelite, duke thelluar krizën ushqimore dhe duke prekur në veçanti fëmijët palestinezë.

Izraeli po zbaton një politikë të urisë, i cili përveç mbylljes së plotë të kalimeve kufitare, së fundmi ka goditur 66 objekte të ndihmës, përfshirë 29 kuzhina të organizatave bamirëse ushqimore dhe 37 qendra të ndihmës, si dhe ka bllokuar 37.400 kamionë me ndihma dhe karburant në pikat kufitare.

Izraeli i ka mbajtur të mbyllura kalimet e Gazës për ndihmë ushqimore, mjekësore dhe humanitare që nga 2 marsi, duke e thelluar më tej krizën humanitare në enklavë.

Të paktën 52.800 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING