Numërohen mbi 54% të votave, ky është rezultati i KQZ

Numërohen mbi 54% të votave, ky është rezultati i KQZ

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lëvizja Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në zgjedhje me 42.27% të votave të numëruara, duke siguruar deri tani 145,002 vota, pas numërimit të mbi 54 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.01% ose 75,492 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.26% dhe 62,649 vota.

Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.00% të votave, ndërsa Srpska Lista ka marrë 4.64%.

Sipas të dhënave të publikuara, deri në momentin e raportimit janë numëruar 357,758 vota, që përbëjnë 18.25% të elektoratit, ndërsa janë përpunuar 1,372 nga 2,498 vendvotime, ose 54.92% e totalit.

MARKETING