Nuk priti të shkarkohet nga Kuvendi, Kocevski jep dorëheqje
Kryeprokurori Publik Lupço Kocevski, shkarkimi i të cilit ishte në rend dite në Kuvend, ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme, shkruan SHENJA.
Vendimin për dorëheqjen ai personalisht e than ë konferencë për media në Prokurorinë, ndërsa në formë të shkruar e ka dërguar deri tek organet përgjegjëse.
“Parashtrova dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Funksion ky që në më pak se dy vjet, e kam kryer në mënyrë të ndershme, me dinjitet dhe nga ku largohem krenar me kokën e ngritur lartë, por edhe i dëshpëruar”, tha Kocevski.

