Nuk mjaftojnë golat e Bardhit dhe Elmasit, Maqedonia mposhtet nga Ukraina

Nuk mjaftojnë golat e Bardhit dhe Elmasit, Maqedonia mposhtet nga Ukraina

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë, sonte u mposht 3:2 nga Ukraina, në ndeshjen e vlefshme të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 30-të kur Bardhi tregohet i saktë nga pika e bardhë duke shënua për epërsi 1:0, njofton SHENJA. Vendasit nuk u ndalën me kaq pasi 9-të minuta më vonë Elmas me një goditje nga distance ngrit epërsinë në 2:0.

Pjesa e dytë nuk rezultoi me fat pas përfaqësuesen e vendit, pasi ukrainasit treguan paraqitje dinjitoze në fushë, duke përmbysur rezultatin.

Fillimisht Zabrani në minutën e 62-të zbuti shifrat në 2:1, ndërsa më pas Konoplja barazoi rezultatin në 2:2. Minuta në vazhdim gjërat nuk shkuan mirë për Maqedoninë, pasi Musliu u largua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. Këtë gjë më së miri e shfrytëzuan mysafirët të cilët në minutën e 83-të përmbysën shifrat me anë të Cigankov për rezultatin përfundimtar 3:2.

Ndryshe Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës e luan ndaj Anglisë pas 3 ditëve në stadiumin “Old Trafford”. /SHENJA/

MARKETING