Nuk kalon në Kuvend interpelanca për Izet Mexhitin
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka hedhur poshtë sonte interpelancën për Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, me tre vota “pro” dhe 64 kundër. Interpelanca ishte paraqitur nga koalicioni “Fronti Evropian”, raporton SHENJA.
Gjithashtu Kuvendi ka hedhur poshtë interpelancën edhe për Zëvendëministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Isenin. /SHENJA/