Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri sot (05.09.2025), në orën 07:00, në territorin e RMV ka gjithsej 8 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilëve nuk ka aktive, 1 është nën kontroll dhe 7 janë të shuar.
Nga atje thonë se zjari që është nën kontroll është në Komunën e Gjevgjelisë, gjegjësisht në Malin Kozhuf ku ka zjarr në sipërfaqe.
“Zjarret e shuara janë në Komunën e Kavadarit – f. Vatasha (vegjetacion i ulët);
Komunën e Likovës – mes fshatrave Sllupçan dhe Vaksicë (vegjetacion i ulët); Komunën e Strumicës – f. Dabillë (vegjetacion i ulët dhe kallamishte); Komunën e Gazi Babës, Komunën Shutkë – rr. Brsjaçka Buna (mbeturina); Komunën Vinicë – f. Vinçka Krshla (vegjetacion i ulët, shkurre, vreshta dhe pemishte)”, thonë nga QMK.