Nuk ka vonesa në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të motit të qëndrueshëm, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Të gjitha rrugët janë të thata, ndërsa qarkullimi jashtë zonave urbane është me intensitet mesatar.
Në pikat kufitare, nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në segmente më të ndjeshme të rrugëve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Këto zona përfshijnë:
-
Katllanovë – Veles,
-
Mavrovë – Dibër – Strugë,
-
Vinicë – Berovë,
-
Koçan – Delçevë.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe të menaxhojnë me kujdes automjetet, sidomos në lugina, afër shtratit të lumenjve dhe në gryka.