Nuhiu: I kënaqur me lojën, na mungoj pak fati

Nuhiu: I kënaqur me lojën, na mungoj pak fati

Shkëndija mori fitoren minimale në ndeshjen e parë të xhiros së parë të Ligës së Konferencës, duke e mundur me shifra 1:0 Haverforduestin nga Uellsi. Golin e vetëm dhe të fitores për kuqezinjtë e realizoi Adenis Shala që gjeti rrjetën në minutën e 47-të. Me përformansën dhe lojën e ekipit tetovar, u nda i kënaqur edhe trajneri Ardian Nuhiu, që pas ndeshjes tha se në këto nivele nuk ka kundërshtarë të lehtë, por skuadrës së tij në këtë sfidë i mungoi edhe pak fati.

Ardian Nuhiu, trajner

“Deklarova edhe dje, se në këto nivele nuk ka kundërshtarë të dobët. E kishim një kundërshtarë që ishte shumë i disiplinuar, na la shumë pak hapësira dhe kishte ide të qarta, për tu mbrojtur dhe po kërkonte kundërsulme që të na ndëshkojë. Krijuam mjaftueshëm realisht, ndoshta me pak fat do të shënonim edhe ndonjë gol, por un jam i kënaqur me përformancën e djemve sepse ëshë ndeshja e parë dhe në këto nivele të krijosh aq shumë raste, ndoshta vetëm thjesht mungoj fati”.

Tekniku shkupjan foli edhe për sfidën e radhës që do ta luajnë me të njejtin kundërshtarë pas një jave si mysafirë, aty ku do të vendoset edhe çështja e kualifikimit.

Azizi Sahiti /SHENJA/

MARKETING