Norris: Nuk kam më respekt për Verstapenin, nëse s’pranon gabimin

Norris: Nuk kam më respekt për Verstapenin, nëse s’pranon gabimin

Incidenti mes Maks Verstapenit dhe Lando Norris, 7 xhiro nga fundi i garës në Austri, që hodhi “KO” pilotin britanik të MekLaren, ka krijuar mjaft polemika në Formula 1. Norris nuk është përmbajtur dhe ka folur me tone të ashpra ndaj 3 herë kampionit të botës, që sipas tij ishte shkaktar i aksidentit.
“Nuk di çfarë të them, jam shumë i zhgënjyer. Kam pasur një garë të shkëlqyer, prisja një betejë të ashpër me Maks-in, por të drejtë. Është e vështirë të pranosh atë që ndodhi. Nuk kam bërë asnjë gabim”, u shpreh Lando Norris, që u detyrua të tërhiqej nga gara pak xhiro nga fundi.

Gjatë kontaktit, ai dëmtoi gomën, duke humbur një mundësi të mirë për ta fituar garën.

“Tani po shikoj përpara për garën e radhës në shtëpinë sime, në Silverstone. Ka rregulla: Nuk mund të lëvizësh në pistë si të duash në një duel të drejtpërdrejtë”, tha Norris.

Duke komentuar më tej duelin me Verstappen, piloti britanik akuzoi Verstapnin se ka humbur më shumë.

“Ai e bëri atë spostim tri herë dhe herën e tretë ne u përplasëm. Kam humbur shumë më tepër se ai! Bëra maksimumin, nuk mjaftoi, por nuk e fajësoj veten. Unë bëj timen, por ka rregulla që duhen zbatuar.

Nëse do të jemi akoma miq?

Varet se çfarë thotë ai. Nëse Maks nuk e pranon se ka gabuar, ai do të humbasë respektin tim. Nëse në vend të kësaj ai pranon se ka bërë diçka marrëzi dhe ka gabuar, do të jetë ndryshe”, u shpreh Lando Norris, që këtë sezon ka fituar një garë.

MARKETING