Noev: Ka politikanë bullgarë që i përkeqësojnë marrëdhëniet me Shkupin dhe punojnë në interes të Kremlinit

Noev: Ka politikanë bullgarë që i përkeqësojnë marrëdhëniet me Shkupin dhe punojnë në interes të Kremlinit

Në Bullgari ka politikanë që mbrojnë interesat e Kremlinit, duan që ne të largohemi nga Evropa dhe të prishim marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, thotë ish-ministri bullgar i Mbrojtjes dhe eksperti i sigurisë, Bojko Noev.

“Nuk mund t’i mbyllim sytë para faktit se në realitet ka politikanë bullgarë që përkeqësojnë marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut dhe u japin autoriteteve maqedonase arsye për të gjetur justifikim për konfliktet me qytetarët bullgarë dhe bullgarët maqedonas. Ka politikanë bullgarë që duan që ne të ndahemi nga Evropa dhe të mbrojmë interesat e Kremlinit”, tha Noev për bTV.

Lidhur me kërcënimet nga Sofja për bllokadë të re të integrimit evropian të Shkupit, Boev thotë se “asnjëherë nuk ka pasur veto për Maqedoninë e Veriut”. Kushti kryesor i Bullgarisë, siç thekson Boev, është që të drejtat e bullgarëve maqedonas të mbrohen dhe respektohen si të gjithë popujt e tjerë në Maqedoninë e Veriut dhe derisa kjo të ndodhë, vendi nuk ka të ardhme evropiane.

“Afirmimi i identitetit maqedonas është në kurriz të ndalimit të gjithçkaje që është bullgare, gjë që prek edhe njerëzit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët e konsiderojnë veten bullgarë. Autoritetet maqedonase arsyetohen se nuk mund të bëjnë ndryshime në Kushtetutë për të njohur të drejtat e bullgarëve maqedonas. Por në të njëjtën kohë ata miratuan një ligj kundër bullgarëve brenda pak ditësh”, tha Noev.

Sipas tij, ndryshimi i Kushtetutës duhet të jetë kushti kryesor për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

 

MARKETING