Njoftim për presion ndaj prokurorisë së lartë publike në Shkup është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë

Njoftim për presion ndaj prokurorisë së lartë publike në Shkup është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrievska, deklaroi sot se është pranuar njoftim nga Prokuroria e Lartë Publike në Shkup se po bëhet presion ndaj punës së prokurorisë.

“Njoftimi është dorëzuar nga ana e prokurorit të lartë, të gjitha veprimet e mëtutjeshme dhe veprimet e ndërmarra, do të ndahen. Lidhur me përmbajtjen, nuk mund ta ndaj para se të njoftohen anëtarët”, tha ajo.

Në mbledhjen e sotme, ajo, gjithashtu, informoi se prokurori republikan, Lupço Kocevski i ka informuar anëtarët e Këshillit se e kontrollon punën e të gjitha katër prokurorive të larta.

Kocevski paraprakisht përmes një kumtese i hodhi poshtë akuzat e shefit të prokurorisë së lartë të Shkupit, Mustafa Hajrullahi për kinse ndërhyrje në lëndë në të cilën më shumë se një muaj ka vepruar Prokuroria e Lartë Publike në Shkup.

Ai deklaroi se ka për detyrë, për herë të parë pas më shumë se katër vjet, të kryejë mbikëqyrje mbi punën e Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup për shkak të informacioneve dhe gjykimeve nga Gjykata Supreme të cilat tregojnë për punë të mundshme joprofesionale dhe denoncime për kërcënime dhe presione ndaj të punësuarve në prokurori.

Deri në fund të muajit, kontrollet do të kryhen edhe në të gjitha prokuroritë e larta publike dhe në PTHPNKOK. Kocevski pret që sulmet ndaj tij të vazhdojnë me intensitet edhe më madh, veçanërisht nga persona të cilët me vendime të tilla prokurorie janë shpëtuar nga ndjekja penale.

MARKETING