Njëri nga më të kërkuarit në botë për mashtrim me kriptovaluta arrestohet në Mal të Zi

Njëri nga më të kërkuarit në botë për mashtrim me kriptovaluta arrestohet në Mal të Zi

Do Kwon, njëri nga më të kërkuarit në botë është arrestuar në Podgoricë të enjten, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq.

“Policia malazeze arrestoi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasin koreano-jugor Do Kwon, bashkëthemelues dhe shefi i Terraform Laps me bazë në Singapor”, shkroi Axhiq.

“Ish-mbreti i kriptomonedhës, i cili qëndron pas humbjeve që tejkalojnë 40 miliardë dollarë, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara. Kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori”, ka shkruar Axhiq.

Do Kwon ishte kërkuar nga Interpoli për rolin e tij në kolapsin prej 40 miliardë dollarësh të Terra Luna gjatë majit 2022.

MARKETING