Një tjetër fëmijë humb jetën nga uria në Gaza

Një tjetër fëmijë humb jetën nga uria në Gaza

Një tjetër fëmijë ka humbur jetën nga uria në Rripin e Gazës në të cilën Izraeli që nga 7 tetori 2023 vazhdon sulmet dhe ka shkaktuar “katastrofë të madhe humanitare” duke penguar hyrjen e ndihmave humanitare, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se një fëmijë ka humbur jetën për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së mundësive mjekësore në spitalin “Kamal Adwan” në veri të Rripit të Gazës.

Më theksohet se është rritur në 30 numri i personave që kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës, në të cilën Izraeli krahas sulmeve shkatërruese, pengon edhe hyrjen e ndihmave humanitare dhe furnizimeve mjekësore.

Në Rripin e Gazës ku Izraeli ka penguar hyrjen e ndihmave dhe kryer sulme shkatërruese për gati 6 muaj, ka shkaktuar “katastrofë humanitare” të madhe në rajon. Palestinezët, që jetojnë në veri të Gazës kanë filluar të bluajnë ushqimin e kafshëve për shkak se nuk mund të gjejnë miell.

Që nga 7 tetori 2023 e deri më tani në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 32.552 palestinezë ndërsa janë plagosur 74.980 persona.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur dhe po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

MARKETING