Një tifoz i Bayernit mbrëmë ndë’rroi jetë në stadium

Një tifoz i Bayernit mbrëmë ndë’rroi jetë në stadium

Një tifoz i Bayern Munchen mbrëmë në “Allianz Arena” ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes së UEFA Champions League.
Ai ishte duke shikuar ndeshjen e klubit të zemrës kundë Benfica-s e cila u mbyll me rezultatin minimal 1:0, shkruan Indeksonline

Tifozi kishte probleme me shëndetin dhe ndërroi jetë në shkallët e stadiumit.
Edhe pse menjëherë kur gjendja e tij u përkeqësua ndërhyri emergjenca, por nuk arritën ta shpëtonin tifozin në fjalë – i cili thuhet se dha frymën e fundit rrugës për në spitalin më të afërt.

Skuadra nga Gjermania përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për familjarët e tifozit duke thënë se fitorja ndaj portugezëve ishte krejt në plan të dytë

MARKETING