Një shtetas i Kosovës ka goditur me veturë një të mitur në Gostivar

Një shtetas i Kosovës ka goditur me veturë një të mitur në Gostivar

SPB Tetovë njofton se dje një shtetas i Kosovës ka goditur me veturë një të mitur nga Gostivari.

“Dje (12-prill) nga orën 18.10 në Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “18 Nëntori” dhe “Beogradska” në Gostivar, vetura “Opel” me targa të Gostivarit e drejtuar nga shtetasi kosovar me banim në Gostivar E.H (25), ka goditur një këmbësorë të mitur nga Gostivari.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

MARKETING