Një person është vrarë gjatë një përleshje para një kazinoje në Kavadar

Një person është vrarë gjatë një përleshje para një kazinoje në Kavadar

Një person, i lindur në vitin 1982, është vrarë gjatë një përleshjeje para një kazinoje në Kavadar. Këtë informacion për MIA-n e konfirmoi mjeku Antoan Parakeov, drejtues i Shërbimit mjekësor emergjent.

“Është e vërtetë, ka pasur një vrasje gjatë një përleshjeje, mëngjesin e sotëm rreth orës pesë, para një kazinoje. Bëhet fjalë për lëndime vdekjeprurëse në kokë. Ekipi ynë mori një thirrje dhe menjëherë ishte në vendngjarje, por, konstatoi se personi kishte vdekur, pa shenja jete”, sqaroi mjeku për MIA-n.

MARKETING