Një ndeshje volejbolli në SHBA thyen rekordin për numrin më të lartë të tifozëve në stadium

Një ndeshje volejbolli në SHBA thyen rekordin për numrin më të lartë të tifozëve në stadium

Një ndeshje volejbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thyen rekordin botëror për numrin më të lartë të ndjekësve në një aktivitet sportiv për femra.

Sipas zyrtarëve të Universitetit të Nebraskës në Linkoln, ndeshja kundër skuadrës së Omahës u ndoq nga plot 92.003 njerëz, më shumë se 7000 njerëz më shumë se kapaciteti zyrtar i stadiumit.

Dhe vajzat e universitetit i shpërblyen tifozët e tyre të zjarrtë duke fituar ndeshjen.

Rekordi i mëparshëm për një aktivitet sportiv femrash ishte vendosur në prill 2022 kur 91.648 njerëz ndoqën gjysmëfinalen e Champions League Barcelona-Wolfsburg në “Camp Nou”.

Para ndeshjes së të mërkurës, rekordi i pjesëmarrjes për një ndeshje volejbolli në SHBA ishte 18.755, gjatë një tjetër ndeshje të Universitetit të Nebraskës, kundër atij të Uiskonsinit, në dhjetor 2021.

MARKETING