Një jetë me Realin, legjenda “merengues” gati të marrë drejtimin e ekipit të La Ligas

Raul mund të largohet nga Real Madridi për të marrë drejtimin e Villarrealit në La Liga. Ish-numri 7 i “Los Blancos” drejton Castillan (skuadra e të rinjve të Realit) që nga viti 2019, por shkarkimi i Setien mund ta afrojë atë në stolin e “Nëndetëses së Verdhë”.

Raul i dha fund karrierës së tij si futbollist në verën e vitit 2015. Në vitin 2018, pas eksperiencave me Schalke 04, Al Sadd dhe New York Cosmos, u kthye në shtëpi me synimim për t’u konfirmuar si trajner.

Më 3 korrik 2018, Raul iu bashkua zyrtarisht stafit të Realit të Madridit, i ulur në stolin e ekipit Cadete B.

Dy muaj më vonë, më 2 shtator, fitoi trofenë “Sant Gabriel” kundër Barcelonës.

Më 1 mars 2019, skuadra Juvenil B (d.m.th. U-18) shkarkoi trajnerin Alvaro Benito, duke ia besuar stolin Raulit.

Gjashtë muaj më vonë, në verën e vitit 2019, Raul bëri një tjetër kapërcim, duke u ulur në stolin e Real Madrid Castilla.

Në sezonin 2019/20 fitoi titullin kampion në ligën e të rinjve.

Gjatë këtyre sezoneve në krye të Castillas, Raul mori disa oferta për të trajnuar ekipet e para, por çdo propozim i marrë u refuzua, sepse ish-futbollisti i lindur në vitin 1977 nuk donte kurrë të prishte lidhjen me Realin e tij.

Shkarkimi i Quique Setien nga stoli i Villarrealit, mund të ndryshojë skenarin. Raul mund të vendosë të pranojë propozimin e “Nëndetëses së Verdhë”.

Siç raporton Marca, trajneri spanjoll është në garë për stolin dhe në rast të “tymit të bardhë”, më në fund mund të debutojë në La Liga si trajner i ekipit të parë.

MARKETING