Një i vdekur dhe 22 të plagosur në një aksident në metronë e qytetit të Meksikos
Të paktën një person ka humbur jetën dhe 22 janë plagosur në një përplasje treni në metronë e qytetit të Meksikos, Meksikë, herët të shtunën, thanë autoritetet lokale.
Aksidenti ndodhi kur trenat po fillonin shërbimin, tha kryetarja e bashkisë së qytetit, Claudia Sheinbaum, në Twitter, transmeton Telegrafi.
Personi i vrarë ishte një grua e re, ndërsa 22 të plagosurit nuk duket se janë në gjendje të rëndë, tha kreu i sigurisë së qytetit Omar Garcia për median lokale Grupo Milenio.
Katër të tjerë që ishin bllokuar në një vagon në linjën 3 u shpëtuan dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, shtoi ai.