Një i mitur goditet rëndë nga vetura në Shkup
Sot rreth orës 17:03, në lagjen Vizbeg të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku. Në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugën “J. Magistrala”, një veturë e tipit “Opel”, me targa të Shkupit, ka goditur një këmbësor të mitur, raporton SHENJA. I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ai është mbajtur për trajtim në repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. /SHENJA/

