Një grua në Shkup ia dha të porsalindurin një çifti për 4000 euro, pesë persona nën hetim për trafikim fëmijësh

Një grua në Shkup ia dha të porsalindurin një çifti për 4000 euro, pesë persona nën hetim për trafikim fëmijësh

Pesë persona janë nën hetim nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK) nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të trafikimit të fëmijëve. Mes të dyshuarve është edhe nëna e fëmijës.

MARKETING

Sipas prokurorisë, rasti ka filluar në mesin e vitit të kaluar kur dy nga të dyshuarit dhe një person i panjohur mashkull, pas marrëveshjes paraprake me nënën e dyshuar të fëmijës, e cila në atë moment e mbante në bark, kanë ndërmarrë veprime për adoptimin e paligjshëm të të porsalindurit për një shumë prej përafërsisht 5000 euro.

Dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve ishte i regjistruar si kujdestar për fëmijë, vazhdimisht e kishin ndihmuar financiarisht të dyshuarën shtatzënë, e cila përndryshe ishte në gjendje të vështirë financiare, duke mbajtur fëmijën e saj të shtatë. Shtatzënës i paguheshin nga 250 deri në 270 euro për shpenzime mujore dhe organizohej për kontrolle gjinekologjike në Shkup dhe Kumanovë për të monitoruar gjendjen e foshnjës.

Paralelisht e kanë prezantuar atë me çiftin e dyshuar që është dashur ta birësojnë foshnjën në mënyrë të paligjshme.

“Pas lindjes, çifti e çoi atë në një noter ku ajo nënshkroi një deklaratë ku e njihte të dyshuarin kryesor si babanë e të porsalindurit dhe i jepej kujdestaria, duke e lënë vullnetarisht nën kujdesin, edukimin dhe mbështetjen e tyre. Menjëherë më pas çifti i dyshuar i ka paguar 4 mijë euro”, shtoi Prokuroria.

Kur ajo kërkoi t’i kthehej fëmija, i dyshuari i parë refuzoi, duke i ofruar 1000 euro të tjera, duke theksuar se me deklaratën noteriale të nënshkruar, ajo tashmë kishte hequr dorë nga fëmija.

“Duke marrë parasysh rrethanat dhe peshën e veprës së kryer, prokurori publik i Prokurorisë Publike NKOK, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup i propozoi masa, të cilat gjykata i pranoi dhe caktoi masën e paraburgimit për të dyshuarin e parë dhe gruan që shiti fëmijën, ndërsa tre personave të tjerë iu caktua arrest shtëpiak”, njofton Prokuroria Publike.

MARKETING