Një francez më i pasuri në botë, Bernard Arnault arrin shifrën 200 miliardë $

Një francez më i pasuri në botë, Bernard Arnault arrin shifrën 200 miliardë $

Njeriu më i pasur në botë është Francez. Pronari i ‘Louis Vuitton’ the kompanive të tjera të modës dhe luksit ka një pasuri prej 200 miliardë dollarësh.

Biznesmeni francez Bernard Arnault aktualisht është personi më i pasur në botë. Vlera e kompanive të tij në treg vlerësohet 200 miliardë dollarë.

Vetëm dy biznesmenë të tjerë në botë kanë arritur më parë shifrën e 200 miliardë dollarëve pasuri. I pari është shefi i Amazon, Jeff Bezos dhe i dyti, Elon Musk i Tesla. Pasuria e tyre aktualisht ka pësuar ulje, për shkak të shitjes se kompanive ose rënies së vlerës së aksioneve në bursa. Aktualisht Bezos ka 125 miliardë dollarë pasuri, ndërsa Musk 172 miliardë dollarë.
Për herë të parë, njeriu më i pasur në botë nuk është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Europë.

Bernad Arnault ka kompani në disa fusha të ndryshme, por në publik njihet si pronar i markave më të rëndësishme franceze, si Louis Vuitton, Henesi apo shampanjës Dom Perignjom. Veç kompanive të luksit, ai cilësohet si një nga njerëzit që ka koleksionet më të çmuara në botë të artit.

Të ardhurat e tij janë rritur me 150 % gjatë 4 viteve të fundit, sipas ekspertëve, për shkak të rritjes së kërkesës për produkte luksi.

Kompanitë e tij që e kanë bazën në Francë tashmë janë shtrirë në gjithë globin. Investimet e fundit kanë qenë ato në tregun aziatik.

MARKETING