Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura të Rumanisë prej nesër për vizitë zyrtare në Armatë

Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura të Rumanisë i udhëhequr nga Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura, gjenerali Gjeorgita Vllad prej nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Delegacioni nga Rumania do të pritet me nderime të larta ushtarake në Shtatmadhorinë e Armatës, pas së cilës do të realizojë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majorin Sashko Lafçiski.
Temë kryesore e takimit, siç informojnë nga Armata do të jenë: procesi i transformimit të Armatës, pjesëmarrja e Armatës në misione ndërkombëtare, kapacitetet e stërvitjes dhe ushtrimeve të poligonit të armatës “Krivollak”, mundësia për bashkëpunim dypalësh në fushën e forcave të operacioneve speciale, mbështetje e ndërsjellë në përmbushjen e qëllimeve të aftësive të NATO-s dhe përmirësimi i ndërveprimit, si dhe tema të tjera për avancimin e bashkëpunimit bilateral ushtarak midis dy armatave.
Gjatë vizitës, gjenerali Vllad, siç është paralajmëruar do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.