Një burrë është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur në qendër të Shkupit
![Një burrë është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur në qendër të Shkupit](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/06/policia-mk-780x439-1-780x439-1.webp)
Një person i vdekur mashkull është gjetur në zonën e Qendrës në Shkup, njofton policia.
Më datë 01.06.2024, në ora 19:35, në SPB Shkup është raportuar se në një objekt të braktisur në zonën e Qendrës në Shkup është gjetur një mashkull i vdekur.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPBV Shkup dhe sipas urdhërit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dhënë për obduksion”, thuhet në buletinin policor.