Një banesë është përfshirë nga flakët në Tetovë, raportohet për një të vdekur
Një banesë në Tetovë është përfshirë nga flakët dhe raportohet se ka edhe një person të vdekur, ndërsa një tjetër është shtruar në spital me lëndime nga zjarri, raporton SHENJA.
Siç njoftohet, zjarri ka ndodhur në një banesë në afërsi të bulevardit “Bllagoja Toska”.
Zjarrfikësit kanë dalë në terren për të shuar flakët.
Zjarri u raportua në Njësinë Territorial të Zjarrfikësve të Tetovës në orën 19:05.
SPB Tetovë konfirmoi se pas një zjarri në një apartament në një ndërtesë, një person u gjet i vdekur dhe një tjetër u plagos.
Momentalisht po kryhet inspektim i vendit të zjarrit, ndërsa policia njoftoi se më shumë detaje do të jepen nesër.

