Një autobus dhe një aeroplan përplasen në aeroportin e Los Angelesit

Një autobus dhe një aeroplan përplasen në aeroportin e Los Angelesit

Një aeroplan është përplasur me një autobus në aeroportin e Los Angelesit të shtunën, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar, raporton ABC7.

Aeroporti njoftoi se aeroplani u përplas me autobusin gjatë tërheqjes.

Zjarrfikësit thonë se katër persona janë shtruar në spital dhe një person ka marrë ndihmën mjekësore në vendngjarje dhe gjithçka ka ndodhur me shpejtësi të ulët.

Gjatë aksidentit në aeroplan ka qenë vetëm një person.

Xhami i përparmë i autobusit u dëmtua ndjeshëm.

MARKETING