Një aeroplan i vogël rrëzohet në periferi të Londrës, një person dërgohet në spital për trajtim
Një burrë është dërguar në spital, pas rrëzimit të një aeroplani në periferi të Londrës, në afërsi të një baze ajrore.
Ekipet emergjente ishin telefonuar në rrugën Aveley rreth orëve të para të pasdites së të shtunës, transmeton Telegrafi.
Nga AAIB që heton aksidentet ajrore, kanë njoftuar se po tentojnë të përcaktojnë shkakun e përplasjes.
Imazhe dhe video amatore shfaqin copëzat e aeroplanit në një zonë të gjelbëruar. /Telegrafi/