Një aeroplan i vogël rrëzohet në periferi të Londrës, një person dërgohet në spital për trajtim

Një aeroplan i vogël rrëzohet në periferi të Londrës, një person dërgohet në spital për trajtim

Një burrë është dërguar në spital, pas rrëzimit të një aeroplani në periferi të Londrës, në afërsi të një baze ajrore.

Ekipet emergjente ishin telefonuar në rrugën Aveley rreth orëve të para të pasdites së të shtunës, transmeton Telegrafi.

Policia metropolitane ka njoftuar se një pasagjer është dërguar në spital për trajtim, derisa autoambulancat e Londrës dhe ekipet e zjarrfikësve dolën në vendin ku është rrëzuar fluturakja.

Nga AAIB që heton aksidentet ajrore, kanë njoftuar se po tentojnë të përcaktojnë shkakun e përplasjes.

Imazhe dhe video amatore shfaqin copëzat e aeroplanit në një zonë të gjelbëruar. /Telegrafi/

MARKETING