Një adoleshent ndëshkon Anglinë, festë braziliane në “Wembley”

Një adoleshent ndëshkon Anglinë, festë braziliane në “Wembley”

Brazili fitoi 0-1 miqësoren e luksit përballë Anglisë në “Wembley”, përballje ku debutuan disa lojtarë. 17-vjeçari Endrick, i cili nga vera e në vazhdim do të jetë pjesë e Real Madrid, shënoi golin e fitores dhe të parin personal me Seleçaon.

Mbrëmje fantastike për adoleshentin e talentuar, i cili gjeti rrugën e rrjetës vetëm pak minuta pasi zbriti në fushë.

Debutim me fitore në pankinën e 5 herë kampionëve të botës për trajnerin Dorival Junior, i cili e nisi mbarë aventurën në pankinën e një prej Kombëtareve më të forta në planet.

Ky i fundit do të debutojë në pankinën e pesë herë kampionëve të botës në duelin kundër “Tre Luanëve”. Kjo është hera e 11-të që Anglia do të ndeshet me Brazilin. Një fitore numërojnë ishullorët, katër latinët, teksa pesë ndeshje janë mbyllur në barazim.

 

MARKETING