Nisin edhe zyrtarisht hetimet ndaj Varhelyit, dyshohet se favorizoi Serbinë gjatë negociatave
Parlamenti Evropian edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi për gjoja favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti holandez që inicoi kërkesën, Thijs Reuten, shkruan Reporteri.net.
“Kjo është e drejtë. Me 357 pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi thirrjen time ndaj Komisionit për të hetuar komisionerin Várhelyi mbi sjelljen e tij në Ballkanin Perëndimor.
Pres me padurim rezultatet e hetimit”, ka shkruar ai.
Socialistët dhe Demokratët thanë se janë të alarmuar nga raportet se komisioneri Varhelyi qëllimisht kërkon të minojë qendrën e reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit në vendet drejt anëtarësimit në BE.
“Komisioneri vazhdimisht nënvlerëson sulmet e presidentit serb Vuçiq ndaj demokracisë dhe, dyshohet se ka ndihmuar edhe veprimet separatiste të Milorad Dodikut në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH)”, theksuan këta deputetë. /Reporteri.net/