Nikollovski: Transporti dhe logjistika në tremujorin e dytë është rritur për 6,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Nikollovski: Transporti dhe logjistika në tremujorin e dytë është rritur për 6,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Maksimalisht jemi të hapur dhe u japim mbështetje pasi jeni shtytësi kryesor i biznesit, potencoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski në takimin e sotëm me transportuesit urban në Shkup.

Nikolloski vlerësoi se është shumë pozitiv indikatori për rritjen në sektorin e transportit dhe logjistikës në tremujorin e dytë prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo, potencoi, është dyfishi i rritjes së BPV-së, që tregon se kjo industri po zhvillohet dhe ende ka hapësirë për rritje. Në këtë drejtim, marrim shumë masa, nga metoda e shpërndarjes së lejeve CEMT deri te metoda e qasjes në Ministri.

I paraqiti planet për zhvillim, siç tha, të një rrjeti të fortë rrugor dhe hekurudhor.

“Ideja është që Maqedonia të shfrytëzojë potencialin e saj si një udhëkryq natyror të dy korridoreve panevropiane, 8 dhe 10, dhe në atë drejtim të zhvillojë një rrjet të fortë rrugor dhe hekurudhor që do t’i shërbejë këtyre korridoreve”, tha Nikollovski.

Paralajmëroi se pjesa më e madhe e autostradës së Korridorit 10 vitin e ardhshëm do të rikonstruohet, gjithashtu edhe qarkorja e Shkupit. “Vazhdojmë dhe me ndërtimin e Korridorit 10d, i cili shkon nga Gradsko përmes Drenovë-Farish-Prilep deri në Manastir dhe vendkalimit të dytë kufitar me Greqinë deri në Mexhitlija”, tha Nikollovski, duke paralajmëruar se për këto tema do të diskutojë nesër në takim me kolegët e tij grekë.

Nikolloski potencoi dhe në mënyrë aktive po ndërtohet autostrada nga Prilepi në Manastir, tashmë është lëshuar rruga eksprese Gradsko-Drenovo-Farish, ndërsa shumë shpejt do të merret një vendim për ndërtimin e seksionit nga Farishi për në Prilep, që do të thotë një zgjidhje e plotë e autostradës ose një autostradë që do të shkojë në Korridorin 10d.

“Në Korridorin 8 është lëshuar rruga nga Stracini për në Kriva Pallankë, po punohet në qarkore, si dhe po bëhet zgjerimi i VK ‘Deve Bair’. Në anën perëndimore, po punohet në autostradën Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, ndërsa thirrja për Bukojçan-Kërçovë përfundon më 30 shtator. Ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër ngadalë po vendoset në funksion dhe janë lëshuar gjithsej 34 kilometra”, potencoi ministri i Transportit, Nikollovski.

Në pjesën e logjistikës, paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të fillojnë aktivitetet për të ndërtuar infrastrukturën për një nyje shumëmodulare që duhet të vendoset pranë asaj ekzistuese në Trubarevë dhe në vazhdim të udhëkryqit të dy korridoreve. Për siguri më të madhe, paralajmëroi se do të futet në fuqi një sistem inteligjent transporti, ndërsa tregoi se janë në dialog intensiv me BE-në për të zgjidhur problemin me të dhënat elektronike, për të cilat pret lajme të mira.

“Me doganatpo zbatohen projekte për një sistem të ri me një ndalesë të vetme duke futur një dokument të vetëm elektronik për transportuesit në vendkalimet kufitare, pas çka është drejt përfundimit tenderi për softuer. Po punohet edhe për kornizën ligjore për dërgesat nga kompani të mëdha logjistike si Amazon, Temu, Ali Baba, i cili do të rregullojë edhe këtë treg dhe do të drejtojë mjete serioze drejt të gjithë ju”, kumtoi Nikollovski.

Siç u potencua në takimin e sotëm të transportuesve urbanë, që tradicionalisht është organizuar nga Asoacioni Makam-trans, po ndërmerren hapa seriozë për të siguruar kushte më të mira pune në sektor, ruajtje të vendeve të punës dhe digjitalizim të proceseve.

Për vitin e ardhshëm janë porositur 1.750 leje vjetore EKMT për transport ndërkombëtar mallrash për automjete me standard Euro 6, 2.016 EKMT leje mujore për automjete me standard Euro 6, 720 leje EKMT mujore për automjete me standard Euro 5, 60.040 leje individuale, si dhe 5.000 leje përmes B – SEK.

Në takimin tradicional të transportuesve urban u mbajt edhe një mini panair, në të cilin anëtarët dhe bashkëpunëtorët e Makam-trans prezantuan shërbimet dhe produktet e tyre për kryerjen e aktiviteteve të tyre.

MARKETING