Nikollovski: Skenari për të siguruar deputetët për ndryshimet kushtetuese ka dështuar, tani dëshirojnë ta dobësojnë VMRO-në

Nikollovski: Skenari për të siguruar deputetët për ndryshimet kushtetuese ka dështuar, tani dëshirojnë ta dobësojnë VMRO-në

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet e fundit në VMRO-DPMNE dhe përplasjen me ish kryeministrin Nikolla Gruevski tha se, ka një koalicion në mes BDI-së, para se gjithash Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, LSDM dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.
“Aty po tregtohet me ide të ndryshme, disa ide kanë qenë të sigurohet deputetë për ndryshimet kushtetuese, dhe kur u pa se kjo është e pamundur dhe se 44 deputetët e VMRO-së dhe koalicionit kanë qëndrim të qartë, është dalë në ide tjera për dobësimin e VMRO-DPMNE-së”, tha Nikollovski, duke thënë se plani i parë ka dështuar dhe se Gruevski nuk ka ndikim të asnjë deputet i tyre.
Ai tha se bisedimet me Gruevskin kanë filluar nga shkurti i këtij viti. /SHENJA/

MARKETING