Nikollovski: Pas më shumë se 60 viteve Aeroporti i Ohrit u legalizua

Nikollovski: Pas më shumë se 60 viteve Aeroporti i Ohrit u legalizua

Pas më shumë se 60 viteve, aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër më në fund u legalizua, informoi zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

“Pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit është legalizuar!

Në ditën e fundit të vitit 2025, dua të ndaj lajmin e shkëlqyer se Aeroporti i Ohrit, i cili funksionon që nga vitet 1970, më në fund është legalizuar!

Vitin e kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, SHA “Aerodromi” dhe “TAV”, së bashku me Kadastrën, Prokurorinë e Shtetit, Zyrën e Pronës dhe Çështjeve Ligjore dhe institucione të tjera qeveritare punuan me përkushtim për të regjistruar më në fund Aeroportin e Ohrit “Shën Apostulli Pali” në kadastër dhe për të marrë më në fund një certifikatë pronësie për këtë objekt strategjik”, shkruan Nikolloski.

MARKETING