Nikollovski: Në mëngjes publikuam se e punojmë qarkoren në Kriva Pallankë, që është pjesa e fundit e lidhjes me Bullgarinë

Nikollovski: Në mëngjes publikuam se e punojmë qarkoren në Kriva Pallankë, që është pjesa e fundit e lidhjes me Bullgarinë

Në mëngjes publikuam se e punojmë qarkoren në Kriva Pallankë, që është pjesa e fundit e lidhjes me Bullgarinë. Punojmë në rikonstruimin e vendkalimit kufitar Deve Bair, ku intensivisht punohet në fazën e parë, do të ketë edhe fazë të dytë, porositi zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për investimet e vendit tonë në infratsrukturën rrugore dhe ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.

“Shpresojmë se këtë aktivitet që e kemi ndaj Bullgarisë fqnije, do të ndiqet nga një aktivitet i ngjashëm nga ana e tyre. Paralajmëroi zëvendës kryeministri bullgar dhe ministri i Transportit, kur e nënshkruam marrëveshjen për Hekurudhën e Korridorit 8, se do të punojnë në zgjidhje me autostradë, e cila duhet të vijë nga ana e tyre drejt vendkalimit Deve Bair, që mendoj se është shumë me rëndësi, që të shkurtohet seriozisht udhëtimi mes Shkupit dhe Sofjes, ndërsa e dini se tanimë e kemi lëshuar në funksion rrugën eksprese, nga Stracini deri në Kriva Pallankë”, thotë Nikolloski.

Ai shtoi se në këtë moment po punohet në zgjidhje për pjesën nga Romanovci, që është dalja nga Kumanova deri në Stracin.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar një video nga rikonstruksioni i qarkores në Kriva Pallankë.

“Këtë zgjidhje e punojmë së bashku me Bashkimin Evropian në kuadër të Planit për rritje dhe shpresoj se së bashku do të kemi sukses me BE-në dhe me mjetet që kemi në kuadër të Planit për rritje, do ta realizojmë këtë zgjidhje. Nga Kumanova për në Shkup tashmë kemi autostradë, më tej në rrugën anësore të Shkupit, e cila për fat të keq nuk është në gjendje të mirë. Po planifikojmë edhe një rindërtim atje së shpejti dhe në pjesën perëndimore të Korridorit 8 po punohet intensivisht për një zgjidhje autostrade nga Tetova deri në Gostivar, prej Gostivari në Bukojçan ose Strazha e popullarizuar, ku 17 kilometrat e parë tani janë depërtuar”, tha Nikolloski.

Ai shtoi se po punohet edhe në kryqëzimin e dy autostradave nga Bukojçani për në Kërçovë, e për këtë pjesë të autostradës tashmë ka oferta nga kompanitë ndërtimore, të cilat janë në fazën e vlerësimit.

“Do të punojmë në këtë projekt së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shpresoj që deri në janar do të zgjedhim një kontraktor dhe varësisht nga kushtet e motit në mars-prill, kontraktori do të vihet në funksion dhe mbetet pjesa që shkon nga Kërçova për në Ohër. Tridhjetë e shtatë kilometrat e para kanë përfunduar, nga të cilët 34 janë në funksion. Pres që kilometra të rinj të vihen në funksion në gjysmën e parë të dhjetorit, do t’ju ftojmë të gjithëve dhe deri në fund të vitit të ardhshëm, siç thash, të përfundojmë tërë autostradën”, thotë Nikolloski.

Ministri i Transportit informoi edhe se procesi i vlerësimit, respektivisht zgjedhja e një kontraktori, është duke u zhvilluar edhe për autostradën që duhet të shkojë nga Shkupi për në Bllacë, e cila do të na lidh me Kosovën.

“Ashtu që, tërë Korridorin 8 po e përfundojmë, ndërsa nga ana tjetër, i lidhur me Korridorin 10 ose E-75, është edhe Korridori 10D, i cili nga Shkupi-Veles-Gradsko-Prilep-Manastir zbret në Follorinë dhe përfundon në Athinë. Ka aktivitete serioze këtu në anën greke, ndërsa nga ana jonë po punojmë në autostradën më të madhe të ndërtuar ndonjëherë në Maqedoni si një seksion të vetëm, e ajo është autostrada nga Prilepi për në Manastir, e cila është 40 kilometra e gjatë, ja dua edhe të paralajmëroj se po punojmë seriozisht në seksionin nga Prilepi për në Farish, për ta zgjidhur atë dhe për të pasur një autostradë këtu, ndërsa nga Farish për në Drenovë, në Gradsko, tashmë e kemi lëshuar atë në gjysmën e parë të vitit, si rrugë eksprese”, nënvizoi Nikolloski.

MARKETING